Shkup, 25.10.2019 Për të tretën herë me radhë Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, zhvilloi Konferencën ndërkombëtare me temë “Drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, ku pjesëmarrës ishin ministra, deputetë, rektorë, profesorë si dhe ekspertë të njohur të fushës nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Hungaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Japonia.
Konferencën e shpalli të hapur Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani, i cili ishte edhe një nga folësit kryesorë të konferencës, ndërsa moderimin e bëri presidenti i konferencës, prorektori për shkencë i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji.
Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani tha se lidhur me organizimin e konferencës, ishte zhvilluar bedat se cilën temë do të zhvillonte konferenca, ndërsa duke pasur parasysh se jemi vend i vogël me shumë institucione të arsimit të lartë, me një ambient të globalizuar u përcaktuan për zhvillimin e qëndrueshëm.
‘Kuptohet se kjo më së shumti i kushtohet migrimit të popullatës dhe sidomos asaj të shkolluar, që definohet si rrjedhje e trurit. Me të vertetë kjo temë u bë pjesë e diskursit politik të ditës, por e njejta nuk ka gjet vend meritor në qarqet shkencore, dhe si pasojë nuk shofim analiza dhe rekomendime të qarta’, tha Pollozhani.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr. Arbër Ademi, i cili edhe është një nga mbështetësit financiar të kësaj konference, para të pranishmëve të shumtë tha se institucionet, sia to të nivelit qëndrorë ashtu edhe ato të nivelit lokal me vëmendje dëgjojnë zërin e botës akademike, sepse është shumë i nevojshëm gjatë krijimit të politikave zhvillimore afatgjate, duke shtuar se zgjidhja për të gjitha problemet në shoqëri është dituria dhe vetëm dituria. Ne, tha Ademi, nuk kemi as det, as naftë, as resurse tjera ekonomike që do të mund të përmirësonin gjendjen tonë, andaj fokusi ynë duhet të jetë krijimi I kuadrove profesionale, si investimi më i sigurtë.
Ministri i Inovacionit i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Muzafer Shala se gjeneratat e reja, përmes teknologjive të reja mund të ndihmojnë shumë në drejtim të përparimit të ekonomisë, ambientit jetësorë dhe integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit perëndimorë.
Drejtori i Bordit të Drejtorëve të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter tha se për të parën here termi zhvillim i qëndrueshëm është përdorur nga shkenctarët gjermanë në shekullin e 18-të, të cilët kanë sugjeruar se duhet të priten po aq drunj, sa edhe do të mbillen të rinj.
Në konferencë, që u zhvillua në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, paraqitje kishte edhe Rektori i Universitetit ‘Marin Barleti’ nga Tirana Prof. Dr. Marenglen Spiro, Prof. Dr. Keiichi Kaneko profesor nga Universiteti i Agrikulturës dhe Teknologjisë nga Tokjo, znj. Arijana Koskarova, nga agjencioni Creative Hub, profesori amerikan Andrew Goodspeed, profesori nga Universiteti Sassari nga Sardenja e Italisë Prof.Dr. Migheli Quirico etj.
Qëllimi i konferencës është gjetja dhe shfrytëzimi i resurseve plotësuese për një zhvillim më të qëndrueshëm, dhe si rrjedhojë krijimi i kushteve për një shoqëri më të zhvilluar dhe jetë më të mirë të qytetarëve. Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim që adreson nevojat e të tashmes pa kompromentuar aftësinë e gjeneratat e ardhshme që të mund të adresojnë nevojat e tyre.
Temat që u shtjelluan në konferencë ishin ekonomia, ekologjia dhe planifikimi hapësinor, edukimi dhe shkenca, dhe teknologjitë për informim dhe komunikim.
Në kuadër të konferencës Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani me rektorin e Universitetit të Sassarit nga Italia, Prof. Dr. Massiomo Carpinelli, nënshkruan marrëveshje për realizimin e Programit për studim të Dyfishtë ndërmjet Universitetit të Sassarit, Itali dhe Universitetit Nënë Tereza në Shkup përkatësisht “Master në Menaxhimin e Migracionit, ku pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i Republikës së Italisë në Shkup, Carlo Romeo.