Një numër i studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup vendosën mesazhe kundër ndotjes dhe pro mbrojtjes së mjedisit jetësor në parkun përballë parlamen tit në Shkup.

Stundentët vendosën parolla në drunjët përreth, me mesazhe të llojit “Të sfidoj të kujdesesh për Tokën”, “Bëhu pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e ndotjes”, “Ndotja-nëse nuk e vret, do të vrasë!”.

Organizimin e realizonte një grup studentësh që kishin dalë në përkrahje të shokut të tyre, Endrit Rushiti, i cili ka krijuar aplikacionin Applinka.

Applinka është aplikacion mobil që mbështet aktivitete për mbrojtje të mjedisit jetësor në një mënyrë argëtuese dhe sociale. Ideja e këtij aplikacioni është kontributi i shoqërisë në zvogëlim të mbeturinave, ndotjes së ajrit si dhe në adaptimin e mënyrës së jetesës më të shendetshme.

Platforma lejon që përdoruesit e saj të sfidojnë miqtë e tyre me aktivitete të caktuara, siç janë: të ecni në shkollë/punë me biçikleta, të përdorni transport publik, riciklim, mbjellje të drunjve etj.

Krijuesit e sfidave kanë mundësinë të shtojnë edhe shpërblime të ndryshme për fituesit. Applinka synon të bëjë njerzit të ndërmarrin veprime sado të vogla, të cilat përveç mbrojtjes së ambientit jetësor, do të ndihmojë edhe në socializim ndërkombëtar.

 

Linku : https://play.google.com/store/apps/details?id=com.syncmob.applinka

 

DSC_0264 DSC_0290 DSC_0291 DSC_0292 DSC_0294 DSC_0295 DSC_0296 DSC_0297 DSC_0298 DSC_0300 DSC_0229 DSC_0230 DSC_0247 DSC_0254 DSC_0258

By