Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë UNT, prezantoi programin Erasmus Plus dhe procedurën për aplikim në thirrjen e hapur për mobilitet të studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit Nëna Terezë në Shkup. 

UNT ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndër-institucionale me universitete në nivel Europian, në të cilat studentët dhe stafi mund të realizojnë periudhën e mobilitetit.

Programi Erasmus Plus ka për qëllim rritjen e aftësive, punësimin si dhe modernizimin e arsimit, trajnimin dhe punën e të rinjve. Në këto shtatë vite ky program do të ketë një buxhet prej 14.7 bilion euro, një rritje prej 40% në krahasim me nivelet aktuale të shpenzimeve, gjë e cila pasqyron angazhimin e BE për të investuar në keto zona.

Për informatat më të hollësishme në lidhje me programin dhe procedurën për aplikim, mund të drejtohemi në zyrën 515 të departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit Nëna Terezë në Shkup, si dhe në faqen elektronike të Universitetit.

Informacione lidhur me programin Erasmus+ mund ta gjeni në linkun në vazhdim http://unt.edu.mk/sq/2019/11/29/call-for-applications-in-the-framework-of-the-program-erasmus/

By