Në Odën e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, nga ana e Repartit të inxhinierëve të komunikacionit në bashkëpunim me Lidhjen e inxhinierëve të komunikacionit të Maqedonisë, u organizua ligjëratë profesionale nga lëmia e komunikacionit në temë: Rritja e sigurisë në komunikacion me zgjedhjen e elementeve bashkëkohore të sinjalizimit horizontal dhe vertikal në kushte të shikueshmërisë së zvogëluar, nga ana e personit profesional të lëmisë së komunikacionit prej kompanisë 3M nga Republika e Serbisë.

Në këtë ligjëratë profesionale morën pjesë studentët e drejtimit Inxhinieria e komunikacionit dhe transportit nga semestri i VII-të, semestri i V-të si dhe studentët e ciklit të dytë të studimeve, që ishin të udhëhequr nga ana e profesoreshës së lëndës Olivera Petrovska, asistentit Jovan Hristov dhe demonstratorit Adelon Ajdini.

Ligjerata profesionale ishte e ndërlidhur me lëndët të cilat i ndëgjojnë studentët në këtë semestër si: Bazat e udhëheqjes dhe kontrollit të komunikacionit dhe Teorija e qarkullimit në komunikacionit dhe kapaciteti i trafikut rrugor, që kishte për qëllim që studentët të shohin përdorimin praktik me shembuj, mënyrën dhe teknologjitë që përdoren për rritjen e sigurisë në kushte të dukshmërisë së zvogëluar ashtu që studentët të kenë mundësinë të ndërlidhin pjesën teorike me atë praktike dhe të arrinë rezultatet e përgjithshme të lëndës.

soobrakjajno 2

By