Universiteti ‘Nënë Tereza’ nē Shkup vijon procesin arsimor edhe në kushtet të jashtëzakonshme, të imponuara nga paraqitja e COVID19, që u përhap në gjithë globin.

Drejtoria Rektoriale në mbledhjet e jashtëzakonshme të zhvilluara përmes konferencave online, ka miratuar konkluzë për mosndërprerjen e ligjeratave, dhe të njejtat të zhvillohen përmes platformave Google Classroom dhe Google Meet për video konferenca online.

Të gjithë profesorët e UNT-së zhvillojnë ligjetaratat dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me studentët duke publikuar materialet mesimore dhe duke u caktuar angazhime dhe proekte studenteve.

Mënyra e këtillë e ligjërimit do të vazhdon deri në tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Republikĕs së Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e procesit arsimor në hapësirat e universiteteve në vend dhe mospjesëmarrjen fizike të studentëve, për shkaqe preventive shëndetësore.

1

2

3

4

5

7

6

By