UNT PËRUROI ‘RADIO-STUDENTIN’ DHE REVISTËN STUDENTORE ‘UNT STUDENTI’

REVISTA STUDENTI....3

Universiteti Nënë Tereza’ në Shkup sot me një ceremoni solemne modeste përuroi Qendrën mediale multifunksionale, në të cilën nga sot do të funksionon Radio Studenti’ dhe do të botohet revista studentore ‘UNT studenti’.

I pranishëm në ceremoni, rektori i UNT-së Prof.Dr. Aziz Pollozhani, para profesorëve përgjegjës Agron Kurtishi dhe Mustafa Ibrahimi, si dhe kryeredaktores së revistës Emel Aliju, dhe anëtarëve të redaksive përkatëse, shprehu kënaqësinë që edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për punë, stafi i UNT-së ka gjetur mënyra të realizon një nga synimet e UNT-së, vënien në funksion të Qendrës mediale multifunksionale, që do të jetë zëri i studentëve.

‘Ky është një sinjal serioz nga ana jonë, i cili synon nga njëra anë përmirësimin e programit studimor të mediave, dhe nga ana tjetër përmirësimin e informimit për studentët dhe opinionit të gjërë rreth mbarëvajtjeve të aktiviteteve të UNT-së’, tha rektori i UNT-së Prof.Dr. Aziz Pollozhani.

Përgjegjësi i Programit studimor të Mediave profesor Agron Kurtishi tha se hapja e radios është hapi i parë, dhe hapi i radhës, duke pasur parasysh se posedojmë të gjitha pajisjet e nevojshme, patjetër se është hapja e televizionit studentor.

Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, koordinator për botimin e revistës studentore ‘UNT studenti’ tha se sot UNT ka shënuar një ditë historike, sepse është bërë një hap i madh, me entuziazëm studentor, që rezultoi me një lulishte të talentëve të UNT-së.

Kryeredaktorja e revistës studentore ‘UNT studenti’, Emel Aliju falënderoi gjithë redaksinë e revistës së parë për punën e palodhshme, si dhe koordinatorin Mustafa Ibrahimi për ndihmën e dhënë dhe rektorin Pollozhani për inicimin e idesë dhe mbështetjes permanente.

Kryetarja e Kuvendit Studentor të UNT-së, Hajrije Farizi tha se nga sot e tutje, zëri i studentëve do të dëgjohet më qartë dhe më zëshëm, tani më kur janë mundësitë e komunikimit shumë më të mira, siç janë dy mediat që u happen sot në kuadër të UNT-së.

Qëllimi i Universitetit Nënë Tereza’ në Shkup për hapjen e Qendrës mediale multifunksionale, në të cilën nga sot do të funksionon Radio Studenti’ dhe botohet revista studentore ‘UNT studenti’, është aftësimi i studentëve, sidomos atyre nga Programit studimor të Mediave, për tu kyçur në tregun medial në vend, me përvojën e duhur, shprehja e qëndrimeve të studentëve, dhe përforcimi i lirisë së shprehjes si një nga qëllimet kryesore të UNT-së.

Shkup,  27 Korrik 2020

RADIO STUDENTI AGRON KURTISHI

REVISTA STUDENTI....1 ...SHIRITI

REVISTA STUDENTI....3

REVISTA STUDENTI....4

REVISTA STUDENTI....5

REVISTA STUDENTI.._

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn