Shkup, 26 gusht 2020 Me rastin e përvjetorit të 110-të të lindjes së humanistes shqiptare me famë botërore Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup do të shpall konkurs për punimin e një busti të figurës unifikuese të Nënës Terezë.
Realizimi i këtij projekti do të bëhet përmes një konkursi që do të zhvillohet në dy faza.
Faza e parë parashef konkurimin e artistëve me zgjidhje ideore, ndërsa faza e dytë punimi i bustit dhe derdhja në bronzë.
Me këtë vendim Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, synon të shënon përvjetorit të 110-të të lindjes së shqiptares më të njohur në botë, emrin e së cilës me krenari e mban universiteti ynë.
Procedura për punimin e bustit të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë, do të fillon sapo të njejtën na lejonj ligji, përkatësisht sapo të bëhet krijimi i qeverisë së re.