Shkup, 28 dhjetor 2020 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Fakultetin e Shkencave Sociale, kandidati Besir Ibishi sot morri titullin Magjistër, pasi mbrojti me sukses temën: “Përfshirja sociale dhe administrimi i shërbimeve sociale: Qasja në shërbimet sociale të sektorit publik – rasti RMV-së”.
Komisioni i vlerësimit i përbërë nga dekani i FSHS Prof. dr. Sunaj Raimi-kryetar, Prof. inord. dr. Daniel Pavlovski-anëtar dhe Doc. dr. Argëtim Saliu-mentor, vlerësoi me sukses të lartë mbrojtjen e kësaj teze të magjistraturës.
Sot, një administratë publike funksionale është parakusht për qeverisje demokratike, transparente dhe efektive. Si bazament i funksionimit të shtetit, ajo përcakton aftësinë e qeverisë për të ofruar shërbime publike qytetarëve dhe për të kultivuar konkurrencën dhe zhvillimin e vendit.
Gjatë muajve paraprak janë organizuar disa mbrojtje publike të tezave të ciklit të parë dhe dytë. Në mesin e tyre janë shumë tema, që kanë zgjuar interes tek ata që i kanë dëgjuar, por edhe në opinionin më të gjerë.
UNT i uron kandidatit Mr.sc. Besir Ibishi suksese në karrierën e tij.