VIJOJNË MBROJTJET PUBLIKE E CIKLIT TË DYTË PRANË UNT-së

Shkup, 31 dhjetor 2020 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup pranë Fakultetit të Shkencave të Informatikës, më datë 30.12.2020 kandidati për magjistër në drejtimin Matematikë- Informatikë për mësimdhënie, Dardan Bilalli, me sukses mbrojti temën e magjistraturës.

Dardan Bilalli temën e magjistraturës të titulluar: “Zbatimi i transformimeve të Laplas-it dhe transformimeve të Furie-së në zgjidhjen e integraleve më karakteristike” e mbrojti para komisionit në përbërje:
Prof. asoc. dr. Samet Kera,
Doc. dr. Shpëtim Rexhepi,
Doc. dr. Teuta Jusufi- Zenku.

UNT kandidatit tani më Mr. Dardan Bilalli i uron suksese në karrierën e tij në fushën ku vepron dhe shëndet mbi veprimtarinë e tij jetësore.