𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟔 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani mirëpriti Ambasadorin e Republikës së Kosovës në RMV, Shkelqësinë e Tij Z. Gjergj Dedaj.

Rektorit Pollozhani i’u nda mirënjohje nga Ambasada e Republikës së Kosovës me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori Dedaj faleminderoi Rektorin Pollozhani për mbështjetjen, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin e dhënë për çështjen e Kosovës.

Rektori Pollozhani i shprehi faleminderim Ambasadorit Dedaj për mirënjohjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të pakursyer që ka Universiteti “Nënë Tereza” nga univeristetet e Republikës së Kosovës.

MIRENJOHJE

By