STUDENTËT E FAKULTETIT TË NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS PRANË UNT-së SJELLIN NË PAH PROJEKTIN SEMESTRAL, “Kompleks turistik në terren (malor) të pjerrët”

Shkup, 07 qershor 2021 – Studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në mentorim të Pedagogëve Doc. Dr. Radmila Tomovska dhe Mr. Ark. Valmir Dalipi sollën në pah projektin semestral të quajtur Kompleks turistik në terren (malor) të pjerrët me lokacion Fshati turistik Nerez i Epërm.

Rrugës së suksesit, ngjitu shkallë-shkallë. Kështu studentët e angazhuar: Endrina Fejzuli & Gzim Ramadani, Elmedina Alimi & Besar Sejdiu, Qibaret Tairi, Jasir Limani, Eriton Zhuta & Miron Nasufi, Nuran Shabedini & Fatlum Usejnov, Jetmir Rexhepi & Bujar Rexhepi, mbaruan me sukses projektin e tyre semestral të një “𝐊𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐤𝐬 𝐭𝐮𝐫𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤 𝐧ë 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧 (𝐦𝐚𝐥𝐨𝐫) 𝐭ë 𝐩𝐣𝐞𝐫𝐫ë𝐭”.

Duke marrë në konsideratë vizionin e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në kuadër të UNT-së që ka të bëjë me formësimin e një institucioni shembullor dhe të besueshëm në promovimin e vlerave të mirëfillta akademike dhe profesionale ajo gjithashtu aftëson gjeneratat e ardhshme të inxhinierëve për ti përballuar me sukses sfidat më të ndryshme inxhinierike të kohës.

197928456_3782030761919757_3786048967261259990_n

197052109_3782030108586489_4512027613705838219_n

196659571_3782030961919737_1616010433608601403_n

196562912_3782030708586429_2579945801000210393_n

198823473_3782030951919738_1784784840958271510_n

197948435_3782030738586426_1653909368138294847_n