Shkup, 05 korrik 2021 – Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup programit studimor Administrim publik dhe menaxhimi i resurseve humane filluan punën praktike pranë Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.
Në mentorim të Doc. Dr. Argëtim Saliu studentët u njoftuan për së afërmi me institucionin në fjalë ku dhe të njejtët do të zhvillojnë mësimin praktik përgjatë ditëve në vijim. Studentët u mirëpritën nga Sekretari shtetëror i kësaj ministrie, z. Rami Qerimi, udhëheqësi i sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare, z. Xhelal Çajani dhe këshilltarja shtetërore Dr. Hajrie Elezi.
UNT studentëve i’u uron shëndet dhe suksese në sfidat e tyre jetësore, duke vendosur në dispozicion pjesën teorike në atë praktike.