Garat HACKATON Vr/Ar në krijimin e programeve 3D virtuale të përdorura në Edukim u organizua në kuadër të Projektit Erasmus + VTECH. Nikoqiri i HACKATON ishte Universiteti ‘Nënë Tereza’, Shkup, Maqedonia e Veriut, që në bashkëpunim me ERASMUS + dhe të gjitha Universitetet partnere në këtë projekt, organizuan ngjarjen me organizatorin nikoqir Prof.Dr. Bekim Fetaji, Fakulteti i Informatikës. Ngjarja mund të ndiqet online në faqen elektronike të UNT-së: www.unt.edu.mk
Gara HACKATON VR/AR mbajt më 22 tetor, e Premte, nga ora 09-16h fizikisht në laboratorin kompjuterik 303 dhe mund të shihej në internet në të njëjtën kohë në lidhjen Google Meet Video: https://meet.google.com/etp- marg-jyt
HACKATON në VR/AR ishte i hapur për të gjithë studentët nga të gjitha Universitetet partnere dhe gjithashtu universitete të tjera dhe individë të tjerë të interesuar, apo punonjës të kompanive nga rajoni kishin të drejtë pjesëmarrjeje.
Komisioni i jurisë përzgjodhi 3 projektet më të suksesshme dhe përcaktoi fituesin dhe shpërndau çmimet. Të gjithë pjesëmarrësit morrën një Certifikatë nga ERASMUS + dhe fituesit do të marrin çmimet dhe do të njoftohen me email me detaje brenda javës së ardhshme. Në shtesë jane edhe disa foto nga garat.
Evenimenti do të organizohet sërish vitin e ardhshëm në një nga Universitetet partnere.

By