𝐆𝐚𝐛𝐫𝐨𝐯𝐨, 𝐁𝐮𝐥𝐥𝐠𝐚𝐫𝐢, 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏 Nga datat 18 deri 22 tetor, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. dr. Sunaj Raimi zhvilloi vizitë pune në Universitetin Teknik në Gabrovo, Bullgari, ku para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale mbajti një ligjëratë të përgatitur për studentë dhe mësimdhënës.
Vizita e punës së dekanit Prof. Dr. Sunaj Raimi ishte në kuadër të Programit Europian Erasmus Plus.
Gjatë këtij qëndrimi disa ditor, dekani Raimi u takua me autoritetet e Universitetit në Gabrovo, prorektoren e këtij Universiteti, Liljana Rusanova, dekanen dhe prodekanen e Fakultetit të Shkencave sociale, të cilët në bisedë miqësore i informoi për punën, strukturën dhe aktivitetet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup.
Në këtë takim të ngohtë akademik dhe miqësor u bisedua për vazhdimin e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve të dy universiteteve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit reciprok për organizim të konferencave shkencore dhe projekteve të përbashkëta.
Me këtë rast, Prof. Dr. Sunaj Raimi, prorektores, dekanes dhep iu dhuroi nga një libër autorial të tij të botuar në gjuhën maqedone, me logon e UNT dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së RMV. Ndërsa tre kopje të këtij libri iu dhuruan Bibliotekës së këtij Universiteti, për nevojat e studentëve dhe lexuesve tjerë.