NË KOTOR TË MALIT TË ZI U TAKUAN MENAXHMENTI I PROJEKTIT E VIVA

Në kornizat e projektit E-VIVA, u realizua takim i menaxhmentit duke u fokusuar në aktivitetet e mëtejshme të projektit si vizitat studentore dhe konferenca. Mes tjerash, në këtë takim u diskutuan edhe për aspektet financiare dhe qëndrueshmërinë e vetë projektit.

Koordinatorja e projektit nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup, Dr. Diturije Ismaili dhe përfaqësuesi i Departamentit për marrëdhënie ndërkombëtare pranë UNT-së, Mr. Arbër Jashari, ishin pjesë e këtij takimi të punës ku shpërndanë ecurinë e projektit dhe përfitimet e Universitetit nga ky projekt ndërkombëtar.

Takimi i realizua në 20-23, tetor 2021, në hapësirat e Fakultetit të Turizmit dhe Menaxhmentit në Kotor të Malit të Zi.