PRISHTINË, DHJETOR  2021 Gjatë dy ditëve të kaluara në Prishtinë u organizua Konferenca dy ditore Ndërkombëtare e Shkencave Sportive (International Conference in Sports Science) në organizim të Kolegjit AAB, Prishtinë.

Konferenca u organizua në bashkëorganizim me shumë institucione të tjera sportive, mes tyre edhe Departamenti i Sportit dhe Shkencave Sportive në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.  

Profesorët e Departamentit të Sportit dhe Shkencave Sportive, së bashku me Dekanin e FSHS-së të UNT-së, Prof. Sunaj Raimi, prezantuan të arriturat shkencore dhe profesionale në fushën e sportit dhe edukimit fizik në Maqedoninë e Veriut.  

Në këtë konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues nga institucione universitare nga rajoni dhe Evropa, u shkëmbyen ide dhe përvoja të reja dhe u hapën mundësi të reja bashkëpunimi me partnerë të rinj dhe thellim i bashkëpunimit me partnerët e deritanishëm nga fusha e sportit.

By