Shkup, 09.11.2021 Në suaza të Konferencës së 2-të Ndërkombëtare për ‘Transformimin digjital, të dhënat dhe intelegjenca artificiale në Ballkanin Perëndimor’, e cila nga sot deri më datë 11 dhjetor po zhvillohet në Shkup, Profesori i Informatikës dhe prorektor për shkencë pranë UNT-së Prof.Dr Bekim Fetaji në cilësinë e key note speaker moderoi sesionin për ‘Transformimin digjital të administratës, vlerësimin e njohurive të tyre dhe gjetja e një modeli për avansimin e tyre në këtë fushë.
Në konferencë që u organizua nga Komisioni Evropian për Shkencë dhe shërbime të dijes, morrën pjesë përfaqësues nga Komisioni Europian në Bruksel, Misioni i BE-së në Shkup, ministra, rektorë dhe pjesëtarë të komunitetit të biznesit.