Stamboll, Dhjetor 2021 – Studenteja e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga Fakultetit i Shkencave Sociale drejtimi Sport dhe shkenca sportive, Fatush Sadiki realizoi me sukses pjesë të studimeve të saj në “Istanbul Sabaatin Zaim Üniversitesi” me programin Erasmus+.
Programi Erasmus Plus ka për qëllim rritjen e aftësive, punësimin si dhe modernizimin e arsimit, trajnimin dhe punën e të rinjve këtë mundësi të mirë nga UNT po e shfrytëzojnë një numër i konsiderueshëm studentësh.
Sadiki thotë se, ‘rrugëtimi im në një shtet tjetër për të fituar njohuri përmes programit Erasmus+ padyshim është vendimi më i mirë që kam marrë gjatë viteve studimore, kuptohet pas vendimit për të studiuar Sportin pranë UNT-së.’
Ajo gjithashtu elaboron edhe mbi përfitimet nga programi Erasmus+ ku thotë se: ‘përfitimet nga programi Erasmus+ janë të mëdha, për mua është një hap i madh dhe i rëndësishëm, kam takuar miq të rinjë të cilët më kanë pritur shumë mirë dhe kështu po përmirësoj dhe plotësoj aftësit e mia gjuhësore, një përvojë multikulturore, shkëmbejmë njohuri, ide, kontakte, si dhe një mori të tjera arsimore – shkencore. E gjithë kjo mundësi e them me bindje se ka plotesuar zhvillimin tim akademik dhe personal, ka pasuruar CV-në time dhe për këtë jam mirënjohëse të gjithë atyre që më dhanë këtë mundësi’ thotë studenteja Fatush Sadiku.
Programi ‘Erasmus Plus’ ka për qëllim rritjen e aftësive, punësimin si dhe modernizimin e arsimit, trajnimin dhe punën e të rinjve. Në këto shtatë vite ky program do të ketë një buxhet prej 14.7 bilion euro, një rritje prej 40% në krahasim me nivelet aktuale të shpenzimeve, gjë e cila pasqyron angazhimin e BE për të investuar në keto zona.
Për informatat më të hollësishme në lidhje me programin Erasmus+, mund të drejtoheni në zyrën 515 të Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup.