Shkup, 24 dhjetor 2021 – Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit Nënë Terza në Shkup drejtimi Punë dhe Politikë Sociale, të udhëhequr nga profesoresha Elisabeta Bajrami Ollogu, realizuan vizitë studimore në Qendrën për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psikosociale “Aurum” në Çair.

Në këtë vizitë studentët u pritën nga drejtuesja e qendrës, znj. Sabile Sherifi dhe gjatë vizitës ata u njohën nga afër me funksionimin e qendrës, shërbimet që ofrohen, stafin e angazhuar si dhe sfidat në kuadër të këshillimit familjar.

Qendra “Aurum” është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të këshillimit dhe mbështetjes psiko-sociale me qëllim fuqizimin e individit dhe familjes, ngritjen e vetëdijes ndaj shëndetit mendor të individit, familjes dhe komunitetit në përgjithësi. Në këtë drejtim, një ligjëratë i’u mbajt studentëve edhe nga Prof. Dr. Musa Musai, psikolog dhe njëherazi bashkëpunëtor i ngushtë i qendrës.

By