𝐀𝐝𝐚𝐧𝐚, 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐 Përfaqësues nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Arbër Jashari – kordinator Institucional i Erasmus+ dhe Ilir Idrizi – udhëheqës i Qendrës për Karrierë dhe Ndërmarrësi, morrën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit (International Staff Week –“Future of Mobility) që këtë radhë u realizua nën moton “E ardhmja e lëvizshmërisë” në Adana të Turqisë nën organizim të Universitetit ‘Çukurova’.

Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare” morrën pjesë mbi 30 përfaqësues të universiteteve nga kontinenti e Evropës, Azisë dhe Afrikës.Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më tepër rreth risive të programeve të mobilitetit dhe praktikat më të mira të universiteteve pjesëmarësePërfaqësuesit tanë prezantuan Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, fakultetet dhe programet studimore që ofron universiteti ynë si dhe projektet në të cilat universiteti është i kyçur.

Prezantimi I UNT-së në ‘Javën Ndërkombëtare’ gjithashtu rezultoi me inicimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare me të gjitha universitetet pjesëmarëse në atë eveniment.Pjesëmarrja u realizua në kuadër të programit për mobilitetit të stafit nga Erasmus+.

By