Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup dhe Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, nga nesër, e enjte 16 Qershor, organizojnë Ekspozitë me veprat e piktorit të madh Omer Kaleshi.

Iniciativa që realizohet në bashkëpunim me familjarët e Maestro Omer Kaleshit, ka për qëllim përkujtimin e veprimtarisë së tij jetësore, veprat e artit që e ngritën atë në majat e artit elitar botëror.

Në ekpozitën homazh, e cila hapet për dashamirët e artit pamor të enjten në orën 12.00 në galerinë Çifte hamam, do të ekspozohen 30 vepra të tij në vaj në pëlhurë, që janë pjesë e Galerisë ‘Omer Kaleshi’, piktura të dhuruara për Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit.

By