Shkup, 14.10.2022 – Në kuadër të ditëve të Erasmus plus, Univerziteti “Nënë Tereza” në Shkup organizoi sesion informues për vlerat dhe mundësitë që ofrojnë mobiliteti studentor për studime dhe punë praktike.

Studentët u mirëpritën nga prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare Prof.dr. Rizvan Sulejmani, sektori për marrëdhënie ndërkombëtare së bashku me koordinatorët akademik dhe administrativ, ku studentëve iu sqaruan detajet rreth kësaj mundësie duke inkurajuar ata që të jenë pjesë e një eksperience ndërkombëtare që e ofron vetë programi Erasmus plus.

Të pranishmit kishin mundësinë që të dëgjojnë eksperiencat personale të studentëve që kanë kryer mobilitet në vitet më parë për iu shërbyer atyre si një motiv shtesë.Për të shërblyer studentët dhe pyetjet që ata kanë në lidhje me mobilitet, zyra për marrëdhënie ndërkombëtare ka dyert e hapura për të gjithë të interesuarit që të informohen për të gjitha mundësitë, procedurat dhe paqartësitë e mundshme.

Univerziteti “Nënë Tereza” në Shkup ditëve në vijim do të ketë të hapur thirrjen e re për aplikim për mobilitete për studime dhe punë praktike jashtë vendit.

By