Kumanovë, 30.04.2023 Studentë të programit studimor ‘Sporti dhe Shkencat sportive’ të Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup më datë 30.04.2023 ishin pjesmarës në aktivitetin “Marshi i Lirisë” për nder të dëshmorëve, 22 vjetorit të shpalljes së zonës së lirë të Karadakut.

Marshi ishte organizuar nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste ‘Karadaku’ dhe përfshinte ecje në distancën Sllupçan-Runicë-Pishat-Sllupçan dhe vizitë varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentët e sportit të shoqëruar edhe nga dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Inor.Dr. Diturije Ismaili, përgjegjësja e sportit në nivel universitar Doc.dr. Yllka Cemena, ass. prof. Sedat Baftiu dhe administratorja Arlinda Selimi.

By