Shkup, 26.09.2023 – Rektori Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri po qëndron në konferencën dy ditore me temë “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë – trendet dhe zhvillimet në BE dhe Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konferenca Ministrore për Ballkanin Perëndimor në objektivat e saj ka për qëllim të sigurojë informacion të përgjithshëm mbi politikat dhe trendet aktuale për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Gjithashtu në pika diskutimi objektiva është edhe për të eksploruar zhvillimet e sigurimit të cilësisë në rajon, rolin e agjencive të sigurimit të cilësisë dhe modelet e optimizimit.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë janë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës, Mali i Zi, Moldavia, Serbia dhe vende të tjera jashtë vendit.
Zhvillimi i konferencës është dy ditore e cila filloi sot, datë 26 shtator dhe mbaron më 27 shtator 2023.