Shkup, Dhjetor 2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale në bashkëpunim me Lidhjen Nacionale të të verbërve në RMV organizoi Panel Diskutimi për të ngritur ndërgjegjësimin rreth njohjes të sfidave psikologjike dhe shëndetësore të personave me aftësi të kufizuar.

Doc. Dr. Nita Beluli Luma koordinatore e departamentit të Psikologjisë, si dhe moderatore e këtij paneli, bëri hapjen e diskutimit duke nënvizuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes të personave me aftësi ndryshe në shoqërinë tonë, bazuar në mundësi dhe të drejta sociale të barabarta për të gjithë qëniet njerëzore, pavarësisht kufizimeve fizike apo psikologjike.Fjalë përshëndetëse dhe inkurajuese për gjithë të pranishmit si dhe individëve me nevoja të veçanta ndau dekan Prof.dr. Diturije Ismaili dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale, e cila potencoi rëndësinë e mbështjetjes të këtyre individëve që ata të mund të zhvillojnë gjithë potencialin e tyre.

Doc. Dr. Mirlinde Bilalli paneliste i këtij panel diskutimi dha sqarime më të detajuara mbi atë që përfaqëson aftësia e kufizuar dhe cilat janë barrierat më të spikatura tek individët me nevoja të veçanta duke ndarë me të pranishmit edhe disa rekomandime të vyeshme.

Vëmendje të veçantë të pranishmit i dhanë mysafirit të këtij paneli, z. Zejno Bajrami i cili është vetë një person me aftësi të kufizuar, përmes rrëfimeve të tija përcolli mesazhin se njeriu që ka vullnet nuk kufizohet kurrë, për sa jeton me moton “edhe unë mundem”.

Pas gjithë elaborimeve nga panelistët nuk mungoi edhe interaktiviteti nga të pranishmit në veçanti nga studentët e UNT-së, ku njëzëri dhanë edhe porosinë që ndihma për t’i integruar këta individë në shoqëri është forma më e qëlluar e sensibilizimit.

By