Shkup, Dhjetor 2023 – Nga konkursi i hapur pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik prej kandidatëve të paraqitur këshilli mësimor shkencor me vota të fshehura më datë 19.12.2023 zgjodhi dekanët e rinj.
Prof.dr. Mustafa Ibrahimi u zgjodh dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof.Inor.dr. Bukurie Imeri Jusufi, dekane e Fakultetit Ekonomik, Prof.Inor.dr. Argëtim Saliu, dekan në Fakultetin Juridik ku senati pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup më datë 21.12.2023 aprovoi vendimet e miratuara nga Këshilli mësimor pranë tre fakulteteve.
Që nga leja e punës të tre fakulteteve të reja stafi akademik dhe administrativ vazhdon përkushtimin ndaj ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë, ku studentët studiojnë aktualisht në tetë fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave Humane, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Juridik, me gjithsej 39 programe studimore.