𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Me ftesë të dekanes së Fakultetit Ekonomik, Prof.Inor.Dr. Bukurie Imeri Jusufi, mysafire nderi e UNT-së ishte revizorja e lartë e autorizuar shtetërore Albana Çupi, e ftuar tu drejtohet studentëve të ekonomikut në cilësinë e ekspertes nga praktika.
Çupi para studentëve të drejtimeve ‘Ekonomi e zbatuar’, ‘Dogana, Shpedicion dhe Sigurime’ si dhe ‘Menaxhmenti Industrial’ gjatë lëndës ‘Kontrolli dhe revizioni’ foli mbi historikun e themelimit të Entit Shtetëror për Revizion, për rëndësinë e këtij Enti, si dhe për aspektin praktik të realizimit të proceseve të revizionit në institucionet shtetërore dhe publike.
Gjatë ligjeratës e cila ishte e karakterit ineraktiv, studentët shfaqën interesim të lartë për punën e këtij institucioni, detyrat dhe kompetencat e Entit Shtetëror për Revizion.