Shkup, 31.01.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri sot priti në një takim pune ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Shkëlqesinë e tij, z. Driton Kuçi.

Në këtë takim, rektori Zeqiri informoi ambasadorin Kuçi me zhvillimet e UNT-së, rritjen e numrit të studentëve, zhvillimin akademiko-shkencor si dhe ngritjet e kapaciteteve profesionale.

Në takim u diskutua lidhur me mundësitë dhe mënyrat e bashkëpunimit të UNT-së me universitetet shtetërore norvegjeze.

Ambasadori Kuçi uroi rektorin Zeqiri për angazhimin e tij të pandalshëm në kampusin e ri Universitar, ndërsa theksoi se mbështetja institucionale dhe akademike do të jetë gjithmonë në shërbim të UNT-së.

By