Kërçovë, Prill 2024 Profesorët Teuta Jusufi-Zenku, Rilind Mahmudi, Arta Tika Bekteshi, Veton Rushiti dhe Bejtulla Emini realizuan promovimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, para maturantëve në Kërçovë.
Maturantët e Shkollës së Mesme “Drita” patën rastin të njoftohen për së afërmi me gamën e gjerë të tetë fakulteteve dhe 40 programeve studimore që ofron UNT, për maturantët nga i gjithë vendi, tani më në hapësirat e reja studiuese në Kazermën Ilinden.
Profesorët gjatë bashkëbisedimit, sygjeruan maturantët kërçovarë që të shfrytëzojnë mundësinë për aplikim për regjistrim në UNT, gjatë afatit të parë regjistrues ku mund të pranohen me kuotë shtetërore, që përgjysmon koston e studimit në 100 euro për semestër, ndërsa informuan ata për kushtet e studimit, pajisjet e çdo drejtimi me lobaratorë të veçantë.
UNT falënderon stafin e shkollës së mesme ‘Drita’ në Kërçovë, dhe përgjegjësit e paraleleve për organizimin dinjitoz që iu ofrua universitetit tonë.