Varnë/Bullgari, 19.07.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri vijon takimet e punës në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari, sot, në takim pune mirëpritet nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar pranë Universitetit të Medicinës në Varnë, Prof. Dr. Mario Milkov.
Rektori Zeqiri njoftoi prorektorin Milkov dhe bashkëpunëtorët për zhvillimin e arsimit të lartë në vendin tonë, ecurinë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, programet studimore si dhe u dakorduan për lidhje bashkëpunimini lidhur me dizajnimin e programeve të medicinës si programe studimore për akusheri, motra medicinale, fozioterapeut për të gjithë akademikët e rinj.
Në takim me rektorin Prof. Dr. Izet Zeqiri të pranishëm ishin edhe profesorët Zoran Trifunov dhe Vlladimir Kitanovski me ç ’rast edhe elaboruan që ky bashkëpunim do sjellë ngritje dhe avansim të arsimit të lartë mes profesorëve, studentëve të rinj si dhe thellime bashkëpunimi në projekte të përbashkëta hulumtuese.