Varnë/Bullgari, Korrik 2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri në vazhdën e takimeve në shtetin Bullgar mirëpritet nga Guvernatorja e Varnës, në administratën rajonale të Rajonit të Varnës, Znj. Andriana Andreva e cila është përgjegjëse për 12 komuna në rajonin e Varnës.Rektori Zeqiri njoftoi guvernatoren Andreva për zhvillimet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut, ecurinë e UNT-së, zhvillimin e programit Erasmus plus si dhe bashkëpunimet e shkëlqyera me universitetet e tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu gjatë takimit rektori Zeqiri, profesorët Zoran Trifunov dhe Vlladimir Kitanovski elaboruan edhe aktivitetet e realizuara në tre projekte të suksesshme në Bullgari në fushën e arsimit të lartë me qëllim të ngritjes së cilësisë në vend dhe jo vetëm. Ata, gjithashtu janë në Varna me rastin e pjesëmarrjes së tyre në një projekt ndërkombëtar për parandalimin e faktorëve të rrezikut tek të rinjtë.

Guvernatorja Znj. Andriana Andreva prezantoi para të ftuarve aspektet më të rëndësishme të punës së administratës shtetërore, si dhe politikën e ndërveprimit midis pushtetit vendor, biznesit dhe universiteteve. Rektori Zeqiri dhe guvernatorja Andreva diskutuan edhe për mundësitë për shkëmbimin e ardhshëm të përvojave dhe praktikave të mira në drejtim të forcimit të interesit dhe mundësive të të rinjve drejt arsimit të lartë.

By