Bullgari/Shkup, Korrik 2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri dhe rektori i Universitetit Trakia-s, Prof. Dr. Dobri Yarkov nënshkruan memorandum mirëkuptimi mes dy institucioneve akademike të arsimit të lartë.

Memorandumi ka për qëllim krijimin dhe përkrahjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë në fushat me interes mes dy universiteteve shtetërore UNT dhe Universitetit Trakia-s do të ketë për synim shkëmbim i personelit akademik, studentëve, aktivitete të përbashkëta arsimore dhe kërkimore përmes projekteve ndërkombëtare, simpoziumeve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera shkencore, implementimin e programeve të përbashkëta të diplomave akademike në ciklin e parë dhe të dytë, njohjen e drejtpërdrejtë të diplomave të lëshuara nga palët nënshkruese, pjesëmarrje në ngjarje sportive, kulturore.

Rektorët Zeqiri dhe Yarkov gjithashtu bashkëbiseduan edhe për mënyrën e funksionimit të dy institucioneve të arsimit të lartë, dallimet mes dy universiteteve shtetërore në programet studimore si dhe u pajtuan në përkushtimin të ngritjes akademike mes dy institucioneve.

Universiteti i Trakia-s zë një vend prestigjioz në dhjetëshen e parë të renditjes së universiteteve në Bullgari dhe është shembull i një institucioni ndërkombëtar dhe multidisiplinar.

By