Shkup, Tetor 2024 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup para Fakultetit të Shkencave Informatike realizohet me sukses ligjërata e hapur me ekspertin e shquar nga Instituti i Teknologjisë në Rochester profesorin Debabrata Samanta me temë: “Bazat thelbësore të sigurisë kibernetike të bazuara në IA, për të mbrojtur veten dhe informacionin tonë”

Profesorit Samanta mirëseardhje i uroi prorektori për Shkencë pranë UNT-së, Prof.dr. Bekim Fetaji po dhe dekaneja e Fakultetit të Shkencave Informatike Doc.dr. Majlinda Axhiu në shenjë mirënjohjeje për zhvillimin e ligjëratës profesionale për studentët e Shkencave Informatike.

Prezantimi i profesor Debabrata Samanta e theksoi mbi teknologjitë më aktuale që përfshijnë pjesë aplikative, duke i’u drejtuar studentëve dhe anëtarëve të fakultetit mbi kryqëzimin kritik të inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike.

Profesori ka arritje të dalluara në sferën e informatikës, i cili zotëron 22 patentime dhe atë 4 Indiane të dizajnit dhe 2 patenta Australiane gjithashtu posedon edhe 16 patentime Indiane të cilat janë të publikuara dhe 2 të drejta autoriale. Profesor Samanta është autor dhe bashkëautor në mbi 247 punime kërkimore të revistave ndërkombëtare (SCI/SCIE/ESCI/Scopus) dhe konferencave duke përfshirë punimet e Konferencës IEEE, Springer dhe Elsevier. Ai mori “Çmimin Scholastic” në Konferencën e II-të Ndërkombëtare për Shkenca Kompjuterike dhe Aplikim IT, CSIT-2011, Delhi, Indi.

Në këtë ligjëratë të hapur studentët e Fakultetit të Shkencave Informatike pranë UNT-së, kishin mundësinë që të fitojnë informacione nga përvoja dhe ekspertizat e profesorit Debabrata Samanta si dhe të shkëmbejnë mendime ndryshe.

By