Shkup, Maj 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. dr. Bekim Fetaji, së bashku me prorektorët Prof. Inor. dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. dr. Diturije Ismaili, mirëpritën përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në kuadër të promovimit të programeve të shkëmbimit dhe mobilitetit studentor.
Takimi u moderua nga Nasim Salih, përfaqësues i Fulbright, dhe u përqendrua në mundësitë e ofruara përmes programit Global UGRAD. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, Z. Gazmend Ilazi dhe Znj. Eva Kitanoviq, si dhe ish-pjesëmarrësit e UGRAD, Avni Idrizi, Eric Srebrov dhe Jusuf Xheladini.
Studentët u informuan mbi afatet e aplikimit edhe atë nga datat 2 nëntor deri më 28 dhjetor 2025, kriteret e përzgjedhjes dhe rëndësinë e përgatitjes së eseve dhe dokumentacionit. Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre personale, duke ofruar këshilla praktike dhe motivim për aplikantët e ardhshëm.
Takimi u prit me interes të lartë nga studentët, të cilët u shprehën të motivuar për të ndjekur mundësitë e studimeve dhe përvojave ndërkombëtare.











