Fokus në bashkëpunim akademik dhe fuqizimin e grave në shkencë
Shkup, tetor 2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave në Shkencë, mirëpriti një delegacion nga qeveria turke, të kryesuar nga deputetja znj. Rukiye Toy.
Delegacionin u mirëprit nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, e shoqëruar nga dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Doc. Dr. Arta Xhelili, dhe Doc. Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësueset znj. Leyla Özcan, znj. Emine Çakır dhe z. Hasan Hüseyin Karakaş, me të cilët u zhvillua një diskutim i frytshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet UNT-së dhe institucioneve turke, me fokus në rrjetëzimin e grave në karrierë, promovimin e barazisë gjinore dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit dhe gatishmëria për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe fuqizimit të rolit të gruas në shkencë dhe shoqëri.
