Shkup, 22.02.2019 Në seminar ku morrën pjesë profesorët, asistentët dhe kuadri i angazhuar i UNT-së, me ligjerata u paraqitën Prof. Dr. Azis Pollozhani në temë ”Shkenca në funksion të mësimdhënies”, Prof. Dr. Zoran T. Popovski me temë ”Mësimdhënia në arsimin e lartë”, Prof. Dr. Blerim Saiti zhvilloi ligjerate me temë ”Problemet aktuale të mësimdhënies në UNT” dhe Doc. Dr. Katerina Rusevska prezantoi me temën ”Bazat e organizimit të mësimdhënies”.
Prof. Dr. Azis Pollozhani gjatë zhvillimit të ligjeratës ”Shkenca në funksion të mësimdhënies” elaboroi rëndësinë e dhënies së kontributit shkencor nga ana e stafit akademik, sidomos në Revistën “South East Journal for Sustainable Development” që botohet nga UNT-ja.
Prof. Dr. Zoran T. Popovski në ligjeratën ”Mësimdhënia në arsimin e lartë”, spjegoi lidhur me organizimin e ligjëratave, organizimin e ushtrimeve, organizimin e mësimit në terren, organizimin e vizitave si dhe organizimn e praktikës.
Prof. Dr. Blerim Saiti gjatë ligjeratës me temë ”Problemet aktuale të mësimdhënies në UNT”, elaboroi lidhur me procesi mësimorë në UNT, duke u ndaluar në motivimin, rregullshmërinë dhe vlerësimin gjatë këtij procesi.
Doc. Dr. Katerina Rusevska ligjëroi mbi ”Bazat e organizimit të mësimdhënies”, duke vënë theksin në llojet e mësimdhënies, strukturës së orës mësimore, metodat e mësimdhënies dhe pajisjet audiovizuale në mësimdhënie.
Pas ligjeratave u zhvillua diskutim lidhur me temat e ligjëruara, ndërsa seminari u vlerësua produktiv dhe avancues për procesin e mësimdhënies.