Shkup, 28.02.2019 Sot në organizim të Fakultetit të Shkencave Teknike të UNT-së u organizua një ligjeratë nga ligjeruesi i ftuar Prof. Dr .Venelin TERZIEV, profesor nga Universiteti ‘Angel Kançev’ të Republikës së Bulgarisë. 

Profesor Terziev, i cili është ligjërues në disa universitetete në Bullgari, rajon dhe në botë, ka mbrojtur dy tema të magjistraturës dhe 3 të doktoraturës, ka botuar mbi 100 punime shkencore, ka marrë pjesë në projekte në mbi 50 konferenca ndërkombëtare, ndërsa fusha e tij e veprimit është aftësimi i forcës punëtore dhe kuadrove për në tregun evropian, si dhe tranzicioni nga sistemi monist në atë të vlerave dhe standardeve evropiane. 

Gjatë mirëseardhjes së tij në UNT, Rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani tha se  sfidat në sistemin arsimor në vend pas anëtarësimit de fakto në NATO, dhe në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian janë të mëdha, dhe se studentët duhet të jenë të pregatitur para se Maqedonia e Veriut të zërë vendin e vet në BE.  Sipërmarrësia dhe mënyrat e reja të menaxhimit të tij, përgatitja e studentëve për sistemin evropian të standardeve dhe vlerave, duhet të jenë prioritet, sepse koha deri te anëtarësimi vjen shpejt dhe sistemi arsimor duhet të vepron poashtu shpejtë në aftësimin dhe pregatitjen e kuadrove me sfidat e reja, tha rektori Pollozhani. 

Profesor Terziev gjatë ligjeratës së tij uroi vendin për arritjen e marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO, duke theksuar se është i lumtur që vjen në kryeqytetin më të përfolur kohët e fundit në Evropë. 

Terziev shkembeu përvojat e Bullgarisë në rrugëtimin euro-atlantik, ato pozitive dhe sidomos vendimet e gabuara të qeverisë së tij. Tha se tranzicioni bullgar ka filluar që në vitin 1989, ka ndikuar në largimin e 2 milion banorëve nga vendi, ndërsa i njejti nuk ka mbaruar akoma.  

Problem kryesor që kishte Bullgaria, tha Terziev ishte fakti se politika determinonte ekonominë, në vend se të ndodhte e kundërta dhe kjo la pa punë 500 mijë njerëz vetëm gjatë vitieve 2001-2003. Kjo bëri që shumë njerëz të ikin nga vendi, ndërsa të tjerët të shpërngulen në qytetete e mëdha, proces që e ka shndërruar Bullgarinë në një shtet ku banorët e tij jetojnë në 6 qytetete të mëdha, me një shpërnadrje të pabesueshme demografike, që solli në zbazje tekstuale të shumë vendbanimeve të vogla. 

Për të tejkaluar këtë problem, qeveria ndërrmer një masë e cila do të keqëson edhe më shumë atë, tha Terziev, duke shtuar se vendimi për të riakualifikuar kuadrot dhe hapja e dyerve për studim në universitete duke ulur kriteret, krijoi shumë profile por pak kuadro.  Në një shtet me 7 milion banorë diplomonin 30 kimistë apo 30 fizikantë në vit, ndërsa prodhoheshin nga 2000 kuadro të profesioneve të panevojshme, dhe studentë me diploma por me dije të ulëta. Kjo detyroi universitetet të ndërmarrin reforma, duke mbyllur degët suficitare dhe duke mbajtur numër të realtë të studentëve në degët e deficitare. Reforma zgjati plot 15 vite, tha në fund të lëigjeratës së tij profesor Terziev. 

Prof. Dr .Venelin TERZIEV, është kandidat për anëtarë të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bullgarisë. 

 

 

    

 

 

By