Shkup, 13.03.2019 Në Universitetin Nënë Tereza në Shkup zhvilloi ligjeratë-leksion të hapur, ish rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. dr. Armand Krasniqi, profesor ordinar, aktualisht ligjërues në Universitetin e Prishtinës.
Ligjerata e Prof.dr.Armand Krasniqit ishte me temë “Sfidat e Arsimit të Lartë, me theks të veçantë në Kosovë”, ndërsa u paraqit një analizë krahasuese mes rrethanave në arsimin e lartë në Kosovë dhe në vendin tonë.
Prof. dr. Armand Krasniqi gjatë ligjëtarës së tij para studentëve dhe stafit akademik, theks të veçantë vuri tek pikat e përbashkëta qeverisëse si sfidat dhe synimet që duhen të zbatohen për avancimin e sistemit të arsimit të lartë në dy vendet.
Prof.Dr. Armand Krasniqi është ligjërues në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, ndërsa ishte edhe rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Ligjerata ishte e hapur, dhe në të me pyetje u kyçën studentë dhe profesorë, ndërsa pas përfundimit të ligjeratës profesorit të nderuar nga Kosova iu nda mirënjohje nga UNT për kontributin e tij.