STUDENTËT E MEKATRONIKËS PREZANTUAN PAJISJE TË PRODHUAR NGA VETË ATA

DSC_0505

Studentët e Mekatronikës të vitit të 3-të pranë Universitetit ‘’Nënë Tereza’’ në Shkup prezantuan sot një pajisje për bluarje dhe përzierje, të dizajnuar dhe realizuar nga vetë ata.

Studentët e vitit të 3-të, drejtimi Mekatronikë nën mentorimin e Prof. Dr. Shaban Buzës, në lëndën Teknoligjia e Prodhimit në Mekatronikë 2, dizajnuan dhe realizuan një pajisje për bluarje.  E veçantja e këtij projekti është se studentët ishin projektues dhe dizajnues, dhe të njëjtin e realizuan si pajisje e cila u  tregua si funksionale në kryerjen e detyrës se planifikuar.

Me këtë studentët dëshmuan se si pjesën teorike e shfrytzojnë në praktikë për të realizuar një pajisje funksionale.

Studentët Ismail Sali, Ridvan Alii, Mensur Mejdi, Blerim Sulemani dhe Ubejt Lutfiu sot prezentuan dhe lëshuan në funksionim pajsjen multifunskionale, e cila si për detyrë të parë e ka bluarjen dhe pjesa e dytë përzierjen.

Pjesë tjetër shumë e rëndësishme është edhe pjesa e jashtme e cila mundëson mbrojtje dhe izolim të materies e cila bluhet dhe perzihet veçanërisht produktet ushqimore, duke mundësuar një proces të sigurtë dhe të pastër.

Studentët demonstruan aftësitë e tyre në prezencë të profesorit Agim Jusufi, që mbësteti ata duke iu mundësuar ti shfrytëzojnë hapësirat punuese në shkollën e mesme e autotrafikut ‘Boro Petrushevski’, si dhe  bashkëpunim me studentë nga Universiteti i Prishtinës, dega mekatronikë.

I pranishëm në prezantim ishte edhe Rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani i cili në kuadër të zbatimi të eksperimentit theksoi kënaqësin që studentët avancojnë njohuritë e tyre teorike në nivele praktike, që në fakt është edhe synim kryesorë i vetë Universitetit, për të orientuar programet studimore me hapësira të theksuara edhe të lëndëve praktike, në bazë të tre shtyllave studmore: arsim, shkenc; dhe efikasitet,  si njohuri e tregut të punës në ekonomin; moderne.

Pollozhani paralajmërioi promovimin e hapësirave të reja laboratorike, që do të funksionojnë në kuadër të Fakultetit Teknologik.

 

DSC_0463

DSC_0471

DSC_0475

DSC_0479

DSC_0481

DSC_0482

DSC_0491

DSC_0507

DSC_0511

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn