Universiteti “Nënë Tereza” si pjesë e konsorciumit prej 16 partnerësh në themelimin dhe implementimin e projektit ndërkombëtar e-VIVA (Enhancing and Validating servIce related competences in Versatile learning environments in Western BAlkan Universities – Përmirësimi dhe vlerësimi i kompetencave të lidhura me shërbimin në mjediset e gjithanshme të të mësuarit në universitetet e Ballkanit Perëndimor”), u përfaqësua në takimin e radhës nga rektori Prof. Dr. Azis Pollozhani, Dr. Diturije Ismaili dhe PhDc. Elisabeta Bajrami Ollogu.

Takimi 3-ditor u mbajt në universitetin e Duisburg-Essen, Gjermani ku ndër të tjera u raportuan aktivitetet e realizuara deri tani prej partnerëve si dhe u diskutuan gjerësisht obligimet për hapat vijues të zbatimit të projektit. Me fokus të veçantë u diskutua dhe vendos rreth shkëmbimeve apo vizitave studimore të studentëve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, si pjesë e aktiviteve të parashikuara në projekt. UNT pritet të presë në vizitë rreth 40 studentë prej vendeve partnere, gjatë vitit të ardhshëm akademik.

Projekti financohet nga Programi Erasmus+ nga fondet për arsim të Bashkimit Evropian dhe realizimi i plotë i tij pritet të përfundojë në Nëntor të vitit 2021.

84166714_2794698327304249_1923403766669770752_o

88236370_2794698470637568_5435405551175467008_o

89184126_2794698940637521_4189179296562020352_o

88214331_2794698840637531_1710948351765118976_o

By