AFATI I DYTË I REGJISTRIMEVE NË UNT VIJON SIPAS PARASHIKIMEVE

119629300_3278754008898676_3590329416346591489_n
Shkup, 15.09.2020 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup nga dita e djeshme vijon regjistrimi i maturantëve në afatin e dytë në pesë fakultetet e UNT-së, universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.
Interesim për studim shfaqet për programet në gjuhën shqipe dhe maqedonase në pesë fakultetet me gjithsej 27 programe studimore. UNT maturantëve u ofron këto programe studimore si më poshtë:
👉Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, programet: Arkitekturë dhe dizajn, Ndërtimtari konstruktive dhe Gjeodezi dhe gjeoinformatikë.
👉Fakulteti i Shkencave Informatike: Informatikë, Informatikë – mësimdhënie, Programim i aplikuar
👉Fakulteti i Shkencave Teknike: Sistemet elektroenergjetike, Inxhinieri makinerike dhe manaxhment, Inxhinieri e transportit dhe komunikacionit, Mekatronikë, Menaxhment industrial, Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi, Inxhinieria për mbrojtje të ambientit të punës dhe jetesës, Dogana, shpedicion dhe sigurime
👉Fakulteti i Shkencave Teknologjike: Inxhinieri e materialeve dhe nanoteknologjive, Teknologjia ushqimore, Agroinxhineria, Tekstil, dizajn dhe modelim, dhe
👉Fakulteti i Shkencave Sociale: Pune dhe politikë sociale, Media dhe komunikim ndërkulturor, Sport dhe shkencat e sportit, Studime Ballkanike dhe Euroaziatike, Administratë publike dhe menaxhim me burimet njerëzore, Studime evropiane.
Regjistrimi në afatin e dytë është deri më 16 shtator 2020.
VËMENDJE:
*Shpallja e rezultateve preliminare 18 Shtator 2020
**Shpallja e vendimit për pranim të kandidatëve 21 Shtator 2020
***Regjistrimi i vitit të parë të kandidatëve të pranuar nga 22-24 Shtator 2020.
Duke marrë në konsideratë pandeminë globale në vijim e gjeni linkun e orarit për regjistrim: https://www.facebook.com/untshkup/posts/3173861966054548
Për më shumë ndiq linkun konkursit të plotë: https://bit.ly/2ZuDFAn
119622367_3278754012232009_7226919430743665790_n
119506361_3278754002232010_2620963656908892407_n
Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn