UNIVERSITETI „NËNË TEREZA“ MË NË FUND DO TË MARRË OBJEKTIN E VET

Shkup, 27.04.2022 Një ditë pas marrjes së detyrës rektor i UNT-së, rektori Izet Zeqiri gjatë takimit të sotëm me Ministrin  e Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri, realizuan  pranim -dorëzimin e lokacionit në rrethin e ish-kazermës “Ilinden” në kryeqytet, ku do të vendoset kampusi universitar.  

Në bazë të vendimit të Qeverisë të miratuar ditë më parë, UNT merr lokacion ku objektet ekzistuese do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët, ndërsa  investimin do ta realizojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Ky vendim arrihet pas gjashtë vite ekzistencë të universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet. 

Rektori i ri i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Akademik Prof. Dr. Izet Zeqiri falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverinë për lokacionin e lëshuar dhe për mbështetjen e deritanishme që i jepet  universitetit nga të gjitha aspektet, ndërsa vlerësoi kontributin e deritanishëm të udhëheqësisë së universitetit. 

Në takim u diskutua për planin e aktiviteteve dhe dinamikën me të cilën do të realizohen, ndërsa ministri Shaqiri tha se shpreson që sa më shpejt të fillojnë dhe të përfundojnë aktivitetet investuese, pas së cilës do të kompletohet universiteti dhe me këtë të rritet edhe më shumë motivimi për punë tek profesorët dhe motivimi për studentët për të mësuar”. 

‘Sot po përfundojmë procedurat administrative për të nisur ndërtimin e kampusit universitar dhe ky është hap i madh përpara në përpjekjet për ndërtimin e një institucioni cilësor të arsimit të lartë, sepse cilësia në masë të madhe varet nga kushtet infrastrukturore”, tha ministri Shaqiri gjatë takimit. 

Në bazë të vendimit nga mbledhja e 40-të e Qeverisë, pika 37, Ministria e Arsimit obligohet që ti dorëzon objektet Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, brenda 30  dit;ve nga miratimi i k;tij vendimi. Ndyshe aktivitetet ndërtimore pritet të fillojnë këtë vit dhe nga viti i ardhshëm akademik i gjithë procesi mësimor-shkencor të bartet në objektet e reja.