Në vigjilje të Ditës së Alfabetit, respektivisht përvjetorit të Kongresit të Manastirit Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup organizon Tryezë shkencore

“Arsimi-nga tradita drejt sfidave të reja”

Paraqitja e fjalës së parë të shkruar në gjuhën shqipe, shkrimet e para, poemat dhe tregimet e njerëzve të letrave, ushqyen, zhvilluan, emancipuan dhe konsoliduan popullin shqiptar me të gjitha elementet e tij si komb modern.

De Rada, Frashëllinjtë, Petro Nini, motrat Qiriazi, Noli, Mekuli dhe bashkëkohorët tanë Podrimja, Agolli, Kadare, Starova e shumë të tjerë përcollën tek gjenerata të tëra atdhedashurinë dhe mirëkuptimin. Kështu ata ndërtuan dhe pregaditën popullin shqiptar për të qënë krahpërkrah popujve të tjerë në fazat më kritike të historis sonë.

Në kontekstin e një tranzicioni socio-kulturor të zgjatur, duhet të hapim një diskutim për vëndin dhe rolin e arsimit për fuqizimin e këtij procesi. Shkollat tona, univeristetet tona, komuniteti jonë akademik do të jenë në ballë të ideve dhe iniciativave për të vënë arsimin në funksion të fuqizimit të gjeneratave të reja për përballje më dinjitoze në kuadër të proceseve integruese dhe globalizuese.

Universiteti Nënë Tereza në Shkup, me rastin e manifestimeve për diten e madhe të alfabetit, morri përsipër që si aktivitet të parë të organizojë këtë Tryezë shkencore, për të diskutuar për rolin dhe vendin e arsimit tonë në ditët e sotme për një shoqëri më të hapur, më të drejtë, më demokratike, dhe më të përshtatshme për gjeneratat e reja.

Agjenda:

Data: 21.11.2016 , Lokacioni: Qendra Informative Kulturore (QIK) Shkup

11:00 – 11:15 Arritja e pjesëmarrësve
11:20 – 11:30 Mirëseardhje – pikë muzikore artistike
11:30 – 11:40 Fjalë përshëndetëse
11:40 – 13:00 Paneli rreth temës:
Prof.dr. Robert Pichler
Prof.dr. Dukagjin Popovci
Prof.dr. Robert Gjedija
Prof.dr. Zeqirija Neziri
13:00 – 13:30 Debat me pjesëmarrësit
13:30 Koktel

By