Universiteti “Nënë Tereza” pritet të jetë prioritet në agjendën e politikave arsimore të Qeverisë së re në Maqedoni.

programin e kësaj qeverie i cili përfshinë harkun kohor 2017-2020, thuhet tekstualisht se: “Qeveria do ta përfundojë ndërtimin e kompleksit universitar “Nënë Tereza”. Kjo le të kuptohet se objekti i këtij universiteti do të përfundojë brenda 3 viteve.

Lidhur me këtë ngjarje ditë më parë në emisionin “Në Fokus” u prononcua edhe Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani. Rektori ndër të tjera u shpreh se me zgjidhjen e situatës politike në vend pret që në fillim të shtatorit të hidhet edhe gurë-themeli i objektit të universitetit, gjë që me publikimin e programit të qeverisë së re, bën të besohet se një gjë e tillë do të jetë një realitet i afërt dhe i prekshëm.

nene tereza

By