Ambasadori Francez në Maqedoni, shkëlqesia e tij, Kristian Timonie mbajti një ligjeratë para studentëve dhe stafit akademik të Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Tema e ligjeratës ishte : “After the French Elections: What’s new in Europe” (Pas zgjedhjeve në Francë. Çfarë ka të re në Europë?), ku në mes tjerash përcolli mesazhin e presidentit të sapo zgjedhur Francez, z. Macron: “Nuk ka Europë të kompletuar pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit”. Ai gjithashtu shtjelloi edhe proceset politike në Francë dhe impaktin e tyre në politikat Evropiane. Ligjërata u shoqërua me kureshtje dhe interes të veçantë nga studentët e pranishëm të cilët nuk hezituan ti parashtronin njësër pyetjesh Ambasadort lidhur me këto zhvillime.

Ambasadori realizoi edhe një takim me Rektorin, Prof. Dr Aziz Pollozhani. Gjatë takimit krahas shumë temave, aktuale dhe me interes për të dy palët u fol për mundësitë dhe mënyrën e realizimit të projekteve që çojnë në një bashkëpunim mes Universitetit tonë dhe Ambasadës Franceze. Në kuadër të këtij bashkëpunimi qëndron edhe mbështetja për realizimin e kurseve pa pagesë të gjuhës Frënge në Universiteti tonë. Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e krijimit të një qendre të Frankofonisë në Universitetin “Nënë Tereza”. Kjo do të ishte një kontribut i veçantë për kultivimin e raporteve të ndërsjella, si dhe krijimin e më shumë mundësive për studentët tanë në këtë sferë.

Në fund të takimit Rektori i UNT-së Prof.Dr Aziz Pollozhani, i ndau Mirënjohje z. Kristian Timonie në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për të gjithë mbështetjen e dhënë Universitetit “Nënë Tereza”. Duke i hapur kështu rrugë njësër projekteve të përbashkëta që presin të realizohen në vazhdim.

DSC_0354 DSC_0344 DSC_0332 DSC_0309

 

 

By