Sporti dhe Shkencat Sportive në Universitetin “Nënë Tereza”

DSC_0603

Sporti dhe Shkencat Sportive në Universitetin “Nënë Tereza”

Universiteti “Nënë Tereza” përfundoi procesin e akreditimit të 8(tetë) programeve të reja të ciklit parë dhe 4(katër) programeve të reja të ciklit të dytë. E veçanta e këtyre programeve është programi studimor për Sport dhe Shkenca Sportive, kjo për faktin se me anë të këtij programi Universiteti “Nënë Tereza” synon ta kthej shkëlqimin edhe të sportit shqiptar në Republikën e Maqedonisë dhe në veçanti në kryeqytet – Shkup. Me siguri që gjeneratat e mbajnë mend shkëlqimin e medaljeve të arit, argjendit dhe bronzit që stolisnin kraharorin e sportistëve Shkupjan sikurse janë: Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Azis Saliu dhe shumë të tjerë në Olimpiadat dhe kampionatet në nivele te ndryshme.

DSC_0596

Për këtë qëllim, rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” sot organizoi një takim me sportistët e kësaj gjenerate dhe gazetarët sportiv për të shpalosur bashkë kujtime nga ato ditë si edhe për të diskutuar për format e bashkëpunimit me ta, për suksesin e plotë të këtij programi studimor.

Te gjithë sportistët prezent që ishin nga sporte të ndryshme (mundje, boks, basketboll, futboll, hendboll, ping pong, karate) përgëzuan dhe mbështetën Universitetin për hapin e marrë dhe shprehën gatishmëri për të qënë pranë këtij Universiteti drejt realizimit të sportit.

DSC_0598

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn