Kryetari I ASHA të Kosovës, akademik Hivzi Islami së bashku me nënkryetarin, akademik Ali Aliun, të shoqëruar nga akademikët Luan Starova, Alajdin Abazi si dhe Prof. Agni Dika, vizituan Universitetin Nënë Tereza në Shkup.

Nga ana e rektorit ata u njoftuan për rrjedhat dhe sfidat e Universitetit Nënë Tereza. Rektorit ceku se përvoja e trashëguar nga Universiteti i Prishtinës  dhe drita gjithmonë e ndezur nga ASHAK, na kanë mundësuar jo vetëm t’i tejkalojmë sfidat por edhe të gjejmë zgjidhje të avancuara në përputhje me nevojat e kohës. “Dhurata e juaj me një komplet të tërë të botimeve të akademisë, për ne paraqet një mbështetje të fuqishme për krijimin  e një baze hulumtuese-shkencore për Universitetin tonë” tha në mes tjerash Rektori Pollozhani.

Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në konsolidimin akademik të Universitetit Nënë Tereza, rektori Pollozhani i ndau një Pllakatë të Universitetit akademikut Hivzi Islami.

DSC_0590 DSC_0516 DSC_0560 DSC_0549

By