Për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas Universiteti “Nëna Tereza” organizoi një panel diskutimi në temën “Motivimi i vajzave drejt sipërmarrjes dhe teknologjisë”.

Për arsyet e përfaqësimit të ulët të femrave në sipërmarrje dhe teknologji dhe ndryshimin e gjendjes momentale diskutuan: Natyra Dika Kërluku – Elektroinxhiniere edhe drejtoreshë e sektorit të kualitetit pranë Telekom, Pranvera Kasami – Eksperte e komunikimit dhe konsulente pranë Ecolog, Val Jusufi – Drejtoreshë e kompanisë Leoron si dhe Gëzime Fejzi sipërmarrëse e suksesshme dhe përfaqësuese në Odën Ekonomike.

Me këtë aktivitet Universiteti vazhdon theksimin e rëndësisë së studimeve në fakultet deficitare, por njëherit edhe ndërtimin e një fryme sipërmarrëse tek studentët.

Gjatë iniciativave të tilla Universiteti “Nëna Tereza” thellëson bashkëpunimin me kompanitë private duke shfaqur kapacitetin e vet organizativ si edhe kualitetin si të kuadrove njashtu edhe të studentëve.

DSC_0396DSC_0425

By