Në Hackathon-in dyditor “Balkan Connect 2018 Policy Hackathon” që u mbajt me 8 dhe 9 Mars në Shkup me moton “Zgjidhje digjitale për problemet sociale të Ballkanit”, studentët e vitit të parë pranë Fakultetit të Shkencave të Informatikës të UNT-së morën pjesë me projektin “Applinka”.

Pas vlersimit të jurisë, studentët u shpërblyen me çmimin “mYouth award” për aplikacionin mobil më të mirë. Çmimi përfshin pjesëmarrje të grupit fitues në Continental App Camp Europe që do të mbahet në Austri, International Business and Marketing Camp në Maqedoni, dhe trajnim profesional online – disa mujor për çfarëdo lloj lëmie që do të zgjedhin studentët, të udhëhequr nga trajnues ndërkombëtar të përzgjedhur.

Grupi i studentëve përbehej nga: Endrit Rushiti, Arianit Deda, Jeton Mustafa, Axhi Beqiri, Lirim Demiri , ndërsa mentor i tyre ishte asistentja Majlinda Axhiu.

Ky çmim do të shërbejë si motivim për të gjithë studentët dhe stafin e UNT-së, dhe është dëshmi se me përkushtim dhe punë mund të realizohet çdo qëllim.

 

By