Shkup, 28.12.2018  Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Nënë Tereza në Shkup”, të udhëhequr nga profesori Doc. Dr. Argëtim Saliu, realizuan vizitë pune në Drejtorinë e Doganave të Republikës së Maqedonisë, me çrast u pritën nga drejtori gjeneral M-r Gjoko Tanasoski dhe zëvendës drejtori Irfan Buçi, si dhe nëpunësit Suzane Halili, Bejadin Ramadani dhe Urim Iseni.

DOGANAT 3

Vizita e studentëve të UNT-së u realizua në përputhje me ligjin për arsim të lartë të RM-së, për mbajtjen e mësimit klinik, gjatë së cilës studentët kishin mundësi të vizitojnë ambientet e Drejtorisë së doganave dhe të dëgjojnë një prezantim nga drejtori general M-r Gjoko Tanasoski dhe zëvendës drejtori Irfan Buçi, të cilët zhvilluan ligjeratë me temë “Organizimi dhe funksionimi administrativ i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë”.

Vizita e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Nënë Tereza në Shkup”, bëhet si pjesë e programit për vizitë institucioneve të ndryshme shtetërore në vend.

Pas prezantimit nga ana e menaxhmenit të Drejtorisë së Doganve, u zhvillua një debat interaktiv, me ç’ rast studentët parashtruan pyetje rreth funksionimit të doganave dhe situatat e ndryshme me të cilat ballafaqohen doganierët.

DOGANAT 2DOGANAT 4

 

 

By